Efektet jo të mira të përdorimit të paracetamolit gjatë shtatzënisë

2017-06-26 në ora 10:08

Femrat që pinë paracetamol gjatë shtatzënisë mund të rrisin rrezikun që fëmija e tyre të vuajë nga astma. Rreziku është edhe më i madh nëse nëna përdor paracetamol sa herë ndihet keq.

Gjatë një studimi të kryer nga University of Bristol në Britani, u monitoruan më shumë se 114 mijë fëmijë, ku 5.7% e tyre kishin vuajtur nga sëmundja e astmës që në moshën 3 vjeç, ndërsa 5.1% që të moshën shtatë vjeç.

Nënat e fëmijëve të grupit të parë pranuan se kishin marrë më shumë se 50 herë paracetamol gjatë periudhës së shtatzënisë. Kurse nënat e grupit të dytë pohuan që kishin konsumuar thuajse 25 herë paracetamol gjatë kësaj faze.

Paracetamoli përdoret shumë nga gratë shtatzëna për të ndaluar dhimbjet, për të ulur temperaturën apo në rastet kur janë me grip. Mjekët thonë se astma shkaktohet tek fëmijët më shumë nga efekti i ilaçit sesa nga gjendja mjekësore që mund të ketë pasur nëna kur ka marrë këtë ilaç.

Edhe studime të mëparshme kanë bërë lidhjen mes paracetamolit të përdorur nga nënat shtatzëna dhe astmës. Por ky është studimi i parë i përmasave kaq madhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *