Efektet e shtatzënisë adoleshente dhe raportet statistikore në lidhje me këtë çështje

2020-02-14 në ora 16:47

Afër 250,000 foshnje të lindura në 2014 nga nënat adoleshente, ishin të dhënat e regjistruara sipas Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore.

Rreth 77 përqind e këtyre shtatëzënive ishin të paplanifikuara shkruan Healthline. Një shtatëzani adoleshente mund të ndryshojë rrjedhën e jetës së një nëne të re.

Bartja e një fëmije dhe të qenurit nënë jo vetëm që krijon ndryshime fizike. Gratë gjithashtu kalojnë nëpër ndryshime mendore.

Nënat e reja përballen me stres të shtuar nga: Netët pa gjumë, rregullimi i kujdesit për fëmijët, si dhe përpjekja për të mbaruar shkollën e mesme.

Një studim hulumtues i botuar në revistën ‘Pediatrics’ studioi më shumë se 6.000 gra kanadeze, duke zbuluar se vajzat që varionin nga 15 deri në 19 vjeçe përjetuan depresion pas lindjes me një normë që ishte dy herë më e lartë se gratë e moshës 25 vjece dhe më shumë përcjell Gazeta Shneta.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit, ekziston një rrezik më i lartë për sa vijon në shtatzëninë adoleshente nga: Preeklampsia, anemia, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, lindje e parakohshme – duke dhënë një peshë të ulët lindjeje.

Poashtu, teori tjetër sipas ‘Departamentit Amerikan të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore’, fëmijët e lindur nga prindërit adoleshentë përballen me sfida të mëdha gjatë gjithë jetës së tyre.

Këto sfida përfshijnë marrjen e pakët të arsimimit dhe rezultate më të dobëta sa i përket sjelljes dhe shëndetit fizik. /Gazeta Shneta /

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *