Në Shtetet e Bashkuara, rreth një në pesë gra në mes moshës 15 dhe 44 vjet përdor pilula hormonale kontraceptive.
Ato përdorin këto lloj pilulash për sërë arsyesh, nga parandalimi i shtatzënisë dhe rregullimi i ciklit menstrual e deri në lehtësimin e akneve dhe ngadalësimin e simptomave PMS, transmeton Gazeta Shneta.
Gratë që marrin pilula kontraceptive hormonale kanë efekte të përbashkëta anësore, si: mbajtja e lëngjeve dhe bllokimi i rrjedhës së gjakut.
Por, ka rreziqe shtesë që lidhen me këto pilula, të tilla si njolla transdermale, e cila është mjaft e rrezikshme.
Ndryshimet e humorit janë maja e ajsbergut, kur bie fjala për efektet e rrezikshme anësore që shkakton kjo pilulë.
Pilulat e tilla gjithashtu ndërhyjnë në metilim, një proces fiziologjik që ndikon trupin në mënyrë kritike. Metilimi optimal është thelbësor për detoksifikim, shëndet të neurotransmiter-it, rregullim të inflamacionit etj.
Mungesa e këtij procesi mund të shkaktojë sërë kushtesh, duke përfshirë depresionin, artritin dhe sëmundjet kardiovaskulare.
Për shkak të këtyre sërë gjendjesh që mund të sjellin këto pilula, mjekët po sugjerojnë që të mos i përdorni./Gazeta Shneta/