Shtatzënia mund të jetë e vështirë edhe për partnerët tuaj, prandaj edhe ju mund ta ndjeni tensionin që ata e kanë sidomos gjatë tremujorit të tretë.
Partneri i juaj në këtë fazë mund të ndihet i përjashtuar, ‘’burri im ishte xheloz për dashurinë time për foshnjën’’, tregon një nënë.
Por, zakonisht nënat nuk arrijnë të shprehin në mënyrën më të mirë dashurinë për partnerët për shkak të kujdesit të vazhdueshëm në veprime për foshnjat e tyre që do të vijnë në jetë.
Partneri juaj mund të ndihet i tmerruar dhe të mendojë që ka një rol negativ në këtë fazë të shtatzënisë, transmeton Gazeta Shneta.
Por, mos harroni edhe partnerët ndikohen nga ju dhe mund të fitojnë shumë peshë, ky është një ndikim i drejtpërdrejt tek burrat.
Po ashtu, mos kërkoni që bashkëshorti juaj të kalojë çdo moment me ju, nëse ka dëshirë të dalë jashtë nuk është ide e mirë t’i ndaloni diçka të tillë.
Përgjithësisht marrëdhëniet tuaja do të jenë të ndikuara shumë nga foshnja i cili do të vijë në jetë së shpejti./Gazeta Shneta/