Sipas të dhënave të marra nga hulumtimi i anketave me një grup shtatzëna, në Florida rreth 5% e grave shtatzëna përdorin ilaçe të paligjshme, ndërsa 9% pinë alkool dhe 15% duhanin.
Abuzimi me drogë gjatë shtatzënisë mund të jetë i dëmshëm si për nënën dhe ashtu dhe për fëmijën e saj, tani dhe më vonë kur zhvillohet fëmija shkruan cornerstone.
Rreziqet e abuzimit të drogës gjatë shtatzënisë përfshijnë lindjen e parakohshme ose abortin, peshën e ulët të foshnjës, rritjen e vonuar dhe ndër to dhe sindroma fetale e alkoolit e cila shkakton probleme të përhershme njohëse dhe të sjelljes kur të rritet fëmija përcjell Gazeta Shneta.
Rreziqet e përdorimit të marihuanës gjatë shtatëzanisë
Sipas Shoqatës Amerikane të Shtatzënisë, përdorimi i marihuanës gjatë shtatëzanisë mund të shkaktojë abort, peshë të ulët lindjeje, lindje të parakohshme, vonesë zhvillimi dhe probleme të sjelljes dhe të të mësuarit.
Rreziqet e kokainës dhe metamfetaminës tek gratë shtatzëna
Përdorimi i kokainës dhe metamfetaminës, e cila ka efekte të ngjashme anësore, është më e keqe.
Efektet e abuzimit të kokainës herët në shtatzëni mund të rrisin mundësinë e abortit, por përdorimi më vonë mund të çojë në probleme shumë më serioze.
Rreziku i defekteve të lindjes rritet sa më shumë që përdorni kokainën. Fëmija juaj mund të ketë simptoma të tërheqjes( vartësisë) dhe këto mund të përfshijnë dridhje, pagjumësi, spazma muskulore dhe vështirësi në të ushqyerit.
Rreziqet e përdorimit të heroinës gjatë shtatëzanisë
Një varësi ndaj heroinës gjatë shtatzënisë mund të çojë në lindje të parakohshme, në peshë të ulët të lindjes, në vështirësi të frymëmarrjes dhe në hipoglikeminë, ndër të tjera.
Efektet e abuzimit të heroinës tek të porsalindurit mund t’i lënë tek ata me sindromën e abstinencës neonatale (NAS), gjë që mund të shkaktojë nervozizëm, konvulsione, diarre, ethe, probleme me gjumin dhe ngurtësi.
Drogat ligjore paraqesin rrezik për gratë shtatzëna – gjithashtu
Për shumë gra, janë medikamentet ligjore që janë të lehta për të goditur: cigare, alkool dhe kafe. Pirja e duhanit mund të çojë në peshë të ulët të lindjes, në lindje të parakohshme, dhe defekte septale.
Së fundi, gratë shtatzëna duhet të rregullojnë sasinë e kafeinës që ato marrin, pasi qe ajo mund të çojë në peshë të ulët të lindjes dhe nervozizëm nëse pijnë në sasi të mëdha./Gazeta Shneta/