Edukimi seksual dhe rëndësia e bisedimit me fëmijët tuaj për seksin

2018-03-13 në ora 10:04

Kureshtja rreth seksit është hap natyral për të mësuar më shumë për trupin tonë. Edukimi seksual i ndihmon fëmijët ta kuptojnë trupin dhe u ndihmon të ndihen më pozitiv për trupat e tyre.

Fëmijët janë të interesuar në shtatzëninë dhe në bebe, e jo në ‘procesin e seksit’, transmeton Telegrafi.

Diskutimi i seksit gjithashtu është pjesë e një komunikimi të hapur me fëmijën tuaj. Komunikimi i hershëm, i sinqertë dhe i hapur mes prindërve dhe fëmijëve është shumë i rëndësishëm, e veçanërisht kur fëmija bëhet adoleshent.

Nëse komunikimi i hapur është normal, fëmijët janë më të prirë të flasin me prindërit për të gjitha problemet tjera që i kanë gjatë adoleshencës, siç është depresioni, dashuriçkat, abuzimin me droga dhe alkool, e gjithashtu edhe për çështjet seksuale.

Nëse prindërit nuk flasin me fëmijët për seksin, ata do t’i mësojnë gjërat te dikush tjetër

Ekspozimi i fëmijëve në informacione seksuale fillon shumë më herët se ç’mund ta imagjinojnë fëmijët.

Mos bisedimi me fëmijët për seksin do të thotë se prindërit kanë më pak kontroll mbi atë se çfarë dhe si mësojnë për seksin.

Gjithashtu, prindërit nuk duhet të varen në sistemin arsimor për të mësuar edukimin seksual. Varësisht se ku jetoni, lënda e edukimit seksual shpeshherë din të shmanget.

Por nëse fëmija juaj ka mësuar për seksin në shkollë, atëherë pyetni se çfarë kanë mësuar dhe shihni a i ka kuptuar gjërat siç janë në të vërtetë. / Gazeta Shneta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *