Profesorët nga Turqia kanë asistuar mjekët nga Klinika e Urologjisë e QKUK-së për të kryer ndërhyrje.
Mjeku turk, Yilmaz Aslan, ka asistuar mjekët nga Reparti i Urologjisë të martën për të shpërndarë me ta përvojat e tij, shkruan Gazeta Shneta.
Ishte urologu Dr. Fahredin Veselaj, njëherësh ish-drejtor i kësaj klinike, ai i cili postoi një fotografi në rrjetin social Facebook për të shprehur falënderimin e tij ndaj Dr. Aslan.
“Ishte kënaqësi që të operojmë së bashku me mikun tonë Dr. Yilmaz Aslan gjatë javës kirurgjike turke në QKUK”, shkroi Veseli.
E veçanta e këtij operimi ishte se pjesë e saj ishin mjekë të rinj si Dr. Liridon Selmani e ata veteranë si Dr. Rexhep Kasumaj. Ky i fundit udhëheq me këtë klinikë. /Gazeta Shneta/