Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm.
Në mëngjes do të ketë vranësira, të cilat mund të sjellin edhe riga lokale shiu, mandej pritet që dita të vazhdojë me mot pjesërisht të vranët dhe në orët e pasditës, sërish priten vranësira, të cilat mund të sjellin edhe rrebeshe lokale shiu të përcjella me bubullimë. Temperaturat do të sillen në mes 15 e 27 gradë celsius.
Të mërkurën pritet të kemi mot me vranësira kalimtare. Temperaturat do të sillen në mes 16 e 26 gradë celsius, shkruan rtv21.tv Meteorologët parashohin që gjatë kësaj jave, të mbajë mot me vranësira të pjesëshme, të cilat vende-vende mund të sjellin edhe rrebeshe shiu. Temperaturat do të sillen në mes 15 e 30 gradë celsius./21Media