Në raportin e Policisë është bërë e ditur se bashkëshorti ka denoncuar në polici vdekjen e gruas në QKUK pas një operimi.
Sipas ankuesit, deri te vdekja ka ardhur nga pakujdesia dhe pajisje mjekësore.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime, shkruan Gazeta Express, transmeton Gazeta Shneta.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se bashkëshortja e tij, K/Shqiptare pasi që kishte qenë e sëmurë ishte dërguar në QKUK dhe pas operimit, kishte ndërruar jetë.
Për vdekjen e të ndjerës, ankuesi dyshon për pakujdesi dhe pajisjet mjekësore. Rasti është nën hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Në Klinikën e Kirurgjisë, vetëm brenda një dite kanë vdekur katër persona, njëri prej tyre fëmijë.
Ngjarja ka ndodhur javën që shkoi por e tëra ka kaluar në heshtje derisa nuk u bë publike nga mediat. Këto vdekje sipas tyre kanë ndodh si rezultat i futjes së gazit në sistemin e oksigjenit. /Gazeta Shneta/