Një foshnjë e lindur me flokë ngjyrë bardhë të ndezur, ka habitur të gjithë në rrjetet sociale.
Devina Smith nga SHBA-ja ka tronditur familjen e saj kur lindi me flokë që askush nuk i kishte pas më përpara në familje, shkruan DailyMail, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna Jessica Smith, 27, pasi postoi fotografinë e bebes, ajo u shpërnda mijëra herë në rrjetet sociale.
Mjekët konfirmuan se ngjyra e pazakontë e flokëve të Devinës, është një gjendje e cila shkaktohet nga mungesa e pigmentit në flok, sy dhe lëkurë.
Kjo gjendje e rrallë gjenetike prek vetëm 5 në 100 mijë njerëz në SHBA dhe Evropë. /Gazeta Shneta/