Një ekip i specializuar nga Gjermania në dhënien e ndihmës së parë do të organizojë trajnim për stafin shëndetësor në Kosovë.
Edar Medical të enjten do të organizojë pjesën praktike të kursit që përfshinë tre pika: Menaxhimi i rrugëve të frymëmarrjes, CPR dhe farmakologjia në reanimim.
Ky kurs është licensuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të ketë 6 orë punë praktike me simulator.