E vërteton shkenca: Fëmijët e marrin inteligjencën nga ky prind

2018-03-13 në ora 17:59

Nënat janë përgjegjëset kryesore për transmetimin e gjeneve të inteligjencës tek fëmijët, sipas një studimi të fundmi.

Veçmas kësaj, edhe një sërë studimesh tjera kanë vërtetuar se fëmijët kanë shumë më shumë gjasa të trashëgojnë mençurinë nga nëna, meqenëse gjenet e inteligjencës janë të lokalizuara në kromozomin X, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, trashëgimia gjenetike nga babai është esenciale për rritjen e indeve që do të formojnë placentën.

Në praktikë, gjatë ditëve të para të zhvillimit të embrionit, çdo qelizë mund të shfaqet kudo në tru, por në momentin që embrionet piqet dhe rritet, qelizat që kishin gjenet e babait grumbullohen në disa zona të trurit emocional: hipotalamus, amygdala, zona preoptike dhe septum. Këto fusha janë pjesë e sistemit limbik, i cili është përgjegjës për të siguruar mbijetesën tonë dhe është i përfshirë në funksione të tilla si seksi, ushqimi dhe agresioni.

Megjithatë, studiuesit nuk kanë gjetur ndonjë qelizë atërore në korteksin e trurit, i cili është vendi ku zhvillohen funksionet më të avancuara njohëse, të tilla si të inteligjenca, mendimi, gjuha dhe planifikimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *