Kylie Orr, nënë e dy fëmijëve rrëfen lodhjen që ka përjetuar gjatë kujdesjes së fëmiut të parë, gjersa ishte shtatzënë me të dytin, transmeton Gazeta Shneta.
E imagjinoja se në tremujorin e fundit do të isha në gjendje të ulesha në divan dhe të pushoja, ndërsa udhëzoja djalin tim dy-vjeçar si të bëhej inzhinier përmes lojërave.
Fatkeqësisht, djali donte që unë të qëndroja në këmbë ta ndihmojë atë, e qëndrimi në këmbë nuk ishte njëra ndër opsionet më të mira.
Pastaj ai kërkoj të ushqehej dhe filloi të bëhej egoist, nuk donte ta përgatiste ushqimin vetë.
Ai gjithashtu nuk ishte mjaft i talentuar në tualet, gjë që më krijonte gjithashtu vështirësi ta bartja atë deri në tualet.
Unë po bartja më shumë peshë se sa në shtatzënië e parë, gjë që më vështirësonte më shumë punët.
Tremujori i fundit i shtatzënisë është një tendosje, edhe nëse jeni super fit dhe e shëndetshme. Vetëm mbajtja e ekstra 12 kilogramëve, mund të nënkuptojë disa dëmtime fizike.
Juve do t’iu duhet më shumë kohë të lëvizni, që t’i mblidhni lodrat që i hudh në dysheme fëmija.
Gjithashtu, pastrimi i shtëpisë me një fëmijë të vogël është vështirësi e madhe. Duhet të llogaritesh se gjithmonë do ta kesh nëpërkëmbë.
Fatmirësisht, kujtimi i vështirësive nuk zgjat shumë. Në disa momente të shkurtra mendoj se edhe fëmija i tretë do të ishte i realizueshëm./Gazeta Shneta/