Natyrisht çdo grua dhe çdo shtatzëni është unike. Por disa gra mund të përjetojnë një ndryshim në gjoksin e tyre gjatë shtatzënisë, thotë Shepherd. Nëse keni një sëmundje në mëngjes gjatë tremujorit të parë, mund të mos ndiheni mirë të bëni marrëdhënie seksuale aq sa keni bërë para shtatzënisë. Por, dëshira juaj seskuale zakonisht rimëkëmbet në tremujorin e dytë, derisa sëmundja e mëngjesit largohet, thotë Shepherd.
Ju gjithashtu keni vëllim më të lartë të gjakut në trupin tuaj gjatë shtatzënisë, që ngre rrjedhjen e gjakut në organet gjenitale, si dhe në pjesë të tjera të trupit. Kjo, së bashku me ndryshimet hormonale, mund të rrisë edhe dhe aftësinë për të arritur orgazmën.
Por përsëri, çdo grua është e ndryshme. “Disa gra tregojnë gjatë shtatzënisë ndjehen ndryshe dhe disa gra thonë se seksi gjatë shtatzënisë është më i këndshëm”, thotë Rachel Needle, PsyD, një terapiste seksuale dhe psikologe e licencuar në Qendrën për Shëndetin Marital dhe Seksual të Floridës së Jugut, transmeton Gazeta Shneta.
Shepherd thotë se seksi që shkaktonë dhimbje gjatë shtatzënisë zakonisht rrjedh nga pozicioni juaj. “Shtatzënia mund të ndryshojë shtrirjen e strukturës së eshtrave të legenit dhe muskujt tuaj mund të bëhen më të ndjeshëm,” thotë ajo.
Pra provoni të ndryshoni pozicionet, thotë Shepherd, veçanërisht ato ku mund të kontrolloni thellësinë dhe hyrjen e penisit. Nëse dhimbja vazhdon ose ju përjetoni atë rregullisht gjatë seksit, telefononi mjekun tuaj dhe mos ndiheni çuditshëm në lidhje me këtë. “Ju nuk duhet të keni frikë të flisni rreth seksit gjatë shtatzënisë me mjekun tuaj,” thotë Shepherd. “Ne jemi këtu për të ndihmuar’’./Gazeta Shneta/