E vogla Kate – Janet gëzonte shëndet të plotë kur nëna e saj e vendosi për të fjetur. Por në gjysmë të natës ajo pushoi së marri frymë, duke sjellë dëshpërim dhe dhimbje për prindërit e rinj.
Historinë e trishtueshme të vajzës 2 muajshe, 27 – vjeçarja Laura Holmes e ka ndarë me mediat britanike. Duke folur për Hull Daily Mail, ajo tha se e bija nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim.
Kate – Janet kishte lindur më 21 Mars të këtij viti dhe mjekët i thanë prindërve se ishte një bebe tepër e shëndetshme.
Por kur ajo pësoi një skuqje në trup, e ëma vendosi që ta kontrollonte herë pas here, duke fjetur pranë saj.
Disa orë më vonë pasi e kishte zënë gjumi, Laura u zgjua dhe e gjeti të bijën pa frymë.
Pavarësisht përpjekjeve të saj dhe punonjësve të emergjencës, vajza e vogël vdiq më 18 Maj.
Mjekët i thanë prindërve se Kate Jane kishte vdekur për shkaqe natyrale, si pasojë e SIDS, sindroma e vdekjes së papritur të foshnjeve.
Në Britani, kjo sindromë prek më pak se 300 bebe në vit./tvklan.al