Rrjeti i dyqaneve ushqimore ETC nuk i respekton aspak masat higjienike për transportimin e mishit.
Kjo shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku punëtorët shkarkojnë këtë produkt ushqimor nga një kamion, transmeton Gazeta Shneta.
Punëtorët shihet se si e hedhin mishin në dyshemenë e kamionit dhe më pas e vendosin në një karrocë.
Mënyra se si e bëjnë këtë është jo higjienike dhe potencialisht e rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve.
E kjo nuk është videoja e vetme që është publikuar për mënyrën se si trajtohen mishi në ETC.
Mediat edhe ditë më parë kanë raportuar për përpunimin e mishit në këtë rrjet të dyqaneve, pa asnjë masë higjienike. /Gazeta Shneta/