Mbështjellësit e dizajnuar nga kompania MixBin Electronics LLC, me lokacion në Hamilton, janë duke u shitur me numër enorm në gjithë botën.
Këta mbështjellës kanë brenda një sasi të një substance të lëngëshme me shkëlqim, substancë kjo e cila shkakton irritim të lëkurës dhe djegie kemikale në rast se bën kontak të drejtpërdrejt.
Deri tani, janë deklaruar më shumë se 24 raportime të lëndimeve nga kjo paisje e telefonave të mençur, shkruan ëebMD, transmeton Gazeta Shneta.
Një i lënduar ka treguar se mbështjellësi i tij është çarë pa stimulim ose ngacmim, dhe i ka shkaktuar djegie kemikale, enjtje të fytyrës, qafës, këmbës, pjesës së naltë të trupit, krahërorit dhe duarve. Për derisa doktorët i kanë dhënë diagnozën e diegies së shkallës së tretë nga lëndë kemikale.
Këto mbështjellëse telefonash, që po bëjn xhiro në mbarë botën, kanë ngjyra të lloj-llojshme, stile të ndryshme dhe brenda materies së lëngëshme ka shkëlqim, i cili është shumë atraktiv për blerësit.
MixBin ka kërkuar nga klientët që të mos i përdorin këto paisje në asnjë mënyrë, dhe ata që tashmë i kanë blerë, t’i hedhin sa më shpejtë, derisa të bëjn lirimin e linjës së re që nuk shkakton dëme tek njerëzit. /Gazeta Shneta/