E TMERRSHME/ 12-vjeçarja nga Gjirokastra në nivelin 30 të “Balenës Blu”, 10 ditë pa ngrënë

2017-06-14 në ora 19:56

“Balena Blu” është shndërruar tashmë në një shqetësim konkret edhe në Shqipëri. Loja, që ka marrë 140 jetë fëmijësh ka nisur të përhapet edhe në vendin tonë. Pak ditë më parë u raportua për një fëmijë që ishte bërë pjesë e lojës, ndërsa tashmë, jetën e ka rrezikuar edhe një 12-vjeçare nga Gjirokastra, transmeton xing.al.

Ajo ka rënë “viktimë” e lojës së rrezikshme ‘Balena Blu’. Alarmin për këtë fakt e ka dhënë drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Lindita Rova, e cila ka thënë se rasti i vajzës është vënë re nga shokët e klasës, të cilët kishin konstatuar shenja të vetëplagosjes së 12-vjecares.

Pas kësaj drejtoresha ka denoncuar rastin në zyrën e Krimit Kibernetik. Vajza ishte në nivelin 33 të lojës dhe kishte 10 ditë pa ngrënë. Loja online e quajtur “Balena Blu”, sipas medieve ndërkombëtare mund të ketë vrarë mbi 140 fëmijë dhe adoleshentë vetëm në Rusi.

Në vendin tonë ajo është përhapur nëpërmjet rrjeteve sociale të adoleshentëve, më së shumti në Messengerin e Facebook-ut.

Por si funksionon ajo? Fëmijët kontaktohen nga drejtuesit e lojës, të cilët nëpërmjet një presioni psikologjik i bindin ata tu nënshtrohen torturave të njëpasnjëshme. Kështu, fëmijët krijojnë varësi nga një njeri i panjohur përtej kompjuterit.

Atyre u kërkohen sfida të vështira dhe të dhimbshme, si të presësh veten me thikë, të zgjohesh në orën 4:20 të mëngjesit për të parë videot horror që të dërgon personi anonim dhe sfida të tjera të dhimbshme.

Loja zgjat për 50 ditë, ndërsa sfida e fundit është që fëmijët të hidhen nga tarraca e një pallati të lartë për tu shpallur fitues.

Personi që e krijoi këtë lojë, një 21- vjeçar rus, pak kohë më parë deklaroi se objektivi ishin pikërisht fëmijët, të cilët i quajti “mbetje biologjike” dhe pretendoi se po “pastronte shoqërinë”.

Philip Budeikin ndodhet aktualisht në burg, pasi akuzohet se ka çccedil;uar drejt vetëvrasjes të paktën 16 vajza të reja në Rusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *