Steve Hernandez, u rrëmbye kur ishte vetëm 18 muajsh, pas 21 vjetëve ai u gjet nga policia, ndërkaq nëna e tij Maria Mancia, vazhdon të mos e besojë edhe pse e pa me sytë e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Nëna e tij, e kujton momentin kur ia rrëmbyen djalin në jug të Kalifornisë në vitin 1955, por kurrë nuk e besoi që do ta gjente të gjallë, madje kishte humbur gjitha shpresat se do e gjente edhe të vdekur.
Por, policia amerikane kurrë nuk ishte dorëzuar ta kërkonte atë.
Djali i saj u gjet i gjallë në Meksikë, ndërkaq menjëherë u ribashkua me familjen e tij.
Tani jetojnë në SHBA, dhe shpreson ta vazhdojë shkollimin afër familjes së tij. /Gazeta Shneta/