Një pjesë e madhe e grave vendosnin të lindnin në shtëpi, ngase nuk u ofroheshin kushtet e duhura shëndetësore, megjithëse merrte udhëzime mjekësore.
Për Natalia-n nuk ishte e njëjta; ajo kishte kushtet të shkonte të lindte në spital dhe me ndihmën e mjekëve, por vendosi që të lind në prezencë të familjarve dhe në bazë të njohurive që kishte në lidhje me lindjen, transmeton Gazeta Shneta.
Megjithatë, pritshmëritë e Natalias ishin më të vogla përsa i përket kilogramëve të bebes.
“Nga përmasat e barkut të Natalies e dinim që bebi do të ishte pak i madh, por nuk e mendonim kurrë se ai do të ishte 5 kg, ndërkohë që pesha mesatare e lindjes për djemtë është vetëm 3.4 kg”, theksoi fotografja e Natalies, të cilën e porositi që ta fotografonte përgjatë procesit.