Një nënë në Australi vendosi që të lindë vetë fëmijët, edhe pse me operacion cezarian.
Gerri Wolfe, 41 vjec, gjithmonë kishte dashur të lindte beben e saj natyralisht.
Por mjekët i thanë se një nga binjakët po ushtronte presion mbi plagën e cezarianit të mëparshëm dhe lindja natyrale ishte e rrezikshme.
Atëherë ajo filloi të mendonte se si të ishte e pranishme.
Sipas Mirror, ajo mësoi për një procedurë, të quajtur Cezariani i Asistuar nga Nëna, ku duart e mamasë drejtohen nga mjekët për të kapur beben, ndërsa del nga stomaku.
Ajo uli duart poshtë, ndjeu beben dhe e nxori.
Një minutë më vonë bëri të njëjtën gjë edhe me beben tjetër.