Është një ndër rastet më të rralla në botë dhe i ka ndodhur një gruaje në Australi. Shtatzënia e Kate Hill ka qenë aq e pazakontë sa lindjen e dy vajzave të saj e kanë cilësuar si “mrekulli”.
Kate ishte diagnostikuar me sindromën e vezores policistike, çka e pengonte ovulimin dhe si pasojë ngjizjen e një fëmije. Ajo iu nënshtrua një terapie hormonale dhe mbeti shtatzënë jo një herë, por dy herë, brenda 10 ditësh, shkruan TheSun.
Ky është një fenomen tepër i rrallë, ku janë të dokumentuara vetëm 10 raste në të gjithë botën. Ngjizja është quajtur “superfetation”, që do të thotë se ka ngelur shtatzënë ndërsa ishte shtatzënë.
Ndërsa ishte shtatzënë, trupi i saj kishte prodhuar një tjetër vezë. Ajo që e bën akoma më të rrallë këtë rast është fakti se, fëmija i dytë është ngjizur me të njëjtën spermë që ka ngjizur të parin, pasi çifti ka kryer marrëdhënie vetëm 1 herë. /Gazeta Shneta/