Një foshnjë me qeskë amniotike ka ardhur në jetë në maternitetin e Tiranës “Koço Glozheni” ditën e sotme.
E njohur si “këmishë” në gjuhën popullore, qeska amniotike besohet të sjell fat në jetën e të posalindurit, raporton Gazeta Shqip.
Në fotografinë e shpërndarë nga dr. Anika Dokle, tregohet momenti i nxjerrjes nga barku, fotografi kjo që shoqërohet me mbishkrimin “I lindur me këmishe.”