Në një video me pamje të pabesueshme është publikuar në Instagram, ku shfaqet një foshnje duke u zvarritur nga barku i nënës.
Vogëlushi është lindur me operacion cezarian, ku mjeku shihet duke udhëhequr beben për të dalë nga barku i nënës, shkruan TheSun, transmeton Gazeta Shneta.
Në video shihet se si bebja mundohet të shtyjë me duart e tij të vogla për të dalë jashtë.
E gjithë ngjarja zhvillohet në sytë e nënës pasi ajo është e vetëdijshme.
Operacionet cezariane të rregullta dhe të planifikuara, përfshijnë mjekët në lindjen e bebes, duke e shtyrë me kujdes nga prerja në barkun e nënës.
Ndërsa operacionet cezariane me urgjencë, kërkojnë nga mjekët që të veprojnë më shpejt, pasi ato kryhen zakonisht kur nëna ose fëmija është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shijoni këtë moment tepër emocionues. /Gazeta Shneta/