Momentet e vështira të jetës sonë nuk kanë të ndalur sidomos kur arrijmë në një pikë ku gjërat nuk shkojnë edhe ashtu siç duam ne.
Së fundmi tek emisioni i Rudinës ka qenë i ftuar këngëtari Gena, që tregoi për një moment shumë të vështirë të jetës së tij kur i ka vdekur nëna, në janar të këtij viti.
Ai me emocione rrëfeu se nëna i ndërroi jetë vetëm 30 minuta pasi e kishte telefonuar. Ai ka thënë se gjëja më e shtrenjtë që një njeri mund të ketë në jetë është nëna.
“S’ma mer mendja se ka njëri më të shtrenjtë se nëna, do më mungojë gjithë jetën. Është një boshllëk i madh, por është pjesë e jetës dhe nuk i shpëtojmë dot. Nëna ime u nda nga jeta në Janar të këtij viti’’, u shpreh këngëtari.
Derisa më tej ai tregoi se nëna e tij vuante nga sëmundja në mushkëri, dhe lajmin për vdekjen e nënës e mori nga i vëllai, derisa këngëtari tregon se kishte mbetur pa tekst.
‘’Dhe kur më mori vëllai që më dha lajmin unë mbeta pa tekst, ngeca, më mbeti telefoni në dorë. Nëna ime ka qenë e vetmja që ka ruajtur në arkivë të gjitha albumet e mia”, u shpreh Gena./Kosovarja/