Gjatë shtatzanisë barku juaj do të pësojë ndryshime të llojllojshme, duke filluar nga javët e para dhe më pas nga muaji i 5 i saj do të ndjeni edhe forcim.
Duhet të dini të dalloni ndjesinë e fryrjes nga forcimi, dhe zakonisht gjatë javëve të para të shtatzanisë barku juaj do të jetë i fryrë gjë e cila është tepër normale. Kjo gjë fillon të ndihet pasi që në momentet e para të ngjizjes trupi i gruas pëson ndryshime, kryesisht hormonale të cilat shkaktojnë efekte në të gjithë organizmin, dhe që kanë rol të rëndësishëm në rritjen dhe ushqyerjen e fetusit, qetësimin e uterusit, përgatitjen për gjidhënie, etj.
Gjatë tremujorit të parë do të keni probleme me tretjen dhe për pasojë do të ndieni fryrje barku apo të përziera, gjithashtu edhe ndjeshmëri ndaj disa ushqimeve të caktuara.
Fortësia në bark fillon të ndihet nga muaji i pestë kur tashmë uterusi është rritur dhe fetusi është formuar pothuajse plotësisht, ndërsa vazhdon ende të rritet apo të zhvillohet. Ky forcim perceptohet në formë tensioni njësoj sikur të ishte duke u tërhequr përpara dhe shfaqet zakonisht kur jeni të lodhura pasi nuk keni mundur të pushoni gjatë ditës apo nëse keni kaluar shumë orë në këmbë.
Kjo në të vërtetë është një formë kontraktimi, kontraktim jo i dhimbshëm i cili nuk duhet t’ju fusë në ankth, por gjithsesi duhet menjëherë të pushoni. Mjafton të shtriheni për pak dhe më pas kjo ndjesi do të largohet./pernenat.al/
Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.