Ishte raportuar e zhdukur nga familja e saj para gjashtë muajve. E mitura Yllka Derri nga Gjakova dyshohej se ishte larguar nga shtëpia e saj bashkë me të dashurin e saj, po ashtu të mitur, Besart Radosta.
Gjashtë muaj familjarët e kishin kërkuar, nën dyshimin se familjarët e Besartit e kishin ndihmuar çiftin të arratisen jashtë Kosovës. Policia e Kosovës ka arritur t’i gjejë të miturit në shtëpinë e të dyshuarit, pas një bastisje mëngjesin e së mërkurës.
Gjashtë muaj më parë ishte raportuar e zhdukur. Yllka Derri u gjet në shtëpinë e Besart Radostës, djalit me të cilin dyshohej se ishte larguar nga shtëpia, mëngjesin e së mërkurës, pas një bastisjeje në shtëpinë e të dyshuarit.Mësohet se Yllka Derri nuk është kthyer në shtëpinë e saj, por po qëndron në shtëpinë e Besart Radostës.
Për të mësuar për komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.
Krejt kjo pasi e mitura nga Gjakova është shtatzënë. Express mëson se gjatë gjithë kësaj kohe, e mitura kishte qëndruar me dëshirën e saj me Besartin dhe nuk ka pasur indikacione se mund të jetë detyruar nga dikush.
Madje, ajo pretendon se familja e saj ka qenë në dijeni për lidhjen që kishte me të miturin, por sipas saj prindërit nuk janë pajtuar për shkak të përkatësisë etnike dhe jo për shkak të moshës.
Përgjatë gjashtë muajve, çifti ka qëndruar nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, tek të afërmit e Besartit, por kryesisht në Mitrovicë. Si ndodhi e tërë ngjarja prej kur Yllka
Derri u raportua e zhdukur të enjten e 16 shtatorit. Ajo ishte nisur nga shtëpia për në shkollë. Por, me të dalë nga shtëpia, destinacioni i saj kishte ndërruar. Ajo kishte shkuar te i dashuri i saj 17-vjeçar, Besart Radosta.