Në vitin 2015, Caly Bevier sapo u kthye nga një pushim me familjen në Orlando kur ajo dhe nëna e saj kuptuan se diçka po shkonte gabim.
Barku i saj ishte i fryrë, ajo po kishte të vjella vazhdimisht dhe si rrjedhojë ndihej shumë keq.
Në shikim të parë, mjeku mendoi se mbase 15 vjeçarja ishte shtatëzënë. Por, ishte diçka krejt e kundërt me këtë, një tumor.
‘’Ajo tha se e vetmja gjë që mund të jetë është një tumor në vezoret, derisa unë i thashë po, kjo duhet të jetë’’, thotë Bevier për PEPOLE, transmeton Gazeta Shneta.
Babai i saj, Adam Bevier, një zjarrfikës, thotë se pas trajtimeve të vajzës, mjekët kishin thënë se tani po vinte periudha e lehtësimit, derisa kaneri kishte arritur fazën e 3-të.
Doktori i saj, Dagmar Stein, Drejtor i Hematologjisë Pediatrike në Toledo thotë se kjo është një formë shumë e rrallë e kancerit ovarian.
Ai tregon se ka disa simptoma siç janë: dhimbje në shpinë dhe bark, djegie gjatë urinimit dhe një kohë vuani edhe nga kapsllëku.
Por fatëkeqësisht simptomat nuk janë edhe aq shumë të dallueshme, prandaj është shumë vështirë të kuptohet në fillimet e tij.
‘’Ju nuk do të ndjeni asgjë derisa kanceri të jetë i rritur i madh dhe kjo është arsyeja përse është vdekjeprurës për gratë’’, thotë më tej doktori Stein.
Caly ka hequr tumorin, derisa në të ardhmen ajo tregon se do të jetë më e kujdesshme me shenjat paralajmëruese./Gazeta Shneta/