Hulumtimet nga akademiku holandez Reyn van Ewijk tregojnë për një sërë problemesh afatgjata shëndetësore që rezultojnë nga agjërimi i Ramazanit.
Për ato gra që agjërojnë gjatë shtatzënisë, mund të ketë efekte të konsiderueshme negative shëndetësore tek pasardhësit, pavarësisht fazës së shtatzënisë në të cilën ndodhen, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspozimi ndaj agjërimit para lindjes shoqërohet me një shëndet të dobët në përgjithësi, njofton e përditshmja ‘The Guardian’.
Ai gjithashtu rrit shanset e një personi për të zhvilluar simptoma që tregojnë probleme serioze shëndetësore, siç janë sëmundja koronare e zemrës dhe diabeti i tipit 2 dhe, ndër gratë më të moshuara që janë ekspozuar agjërimit gjatë fazave të caktuara të shtatzënisë, mund të arrijnë në anemi.
Hulumtuesit e shëndetit kanë theksuar pasojat e ndryshme negative të dehidrimit të shëndetit, duke përfshirë dhimbje koke, marramendje dhe përzierje./Gazeta Shneta/