Nivelet e larta të hormoneve natyrale mund të shtojnë rrezikun e kancerit të gjirit, sipas një hulumtimi britanez.
Disa trajtime mjekësore, përfshirë terapinë e zëvendësimit të hormoneve dhe pilulat kontraceptive, funksionojnë në atë mënyrë që rrisin nivelet e hormoneve të caktuara. Kështu, shkencëtarët kanë hetuar nëse përdorimi i tyre mund të ndikojë në rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, transmeton Gazeta Shneta.
Kontraceptivët oralë, zakonisht të njohur si ‘Pilula’, janë forma popullore e kontrollit të lindjeve në Britani të Madhe. Ekzistojnë dy lloje kryesore:
Pilula e kombinuar. Kjo është larg nga lloji më i zakonshëm dhe përbëhet nga dy hormonet seksuale femërore – estrogjeni dhe progestogjeni.
Mini-Pilula. Kjo pilulë përmban vetëm progestogjen. Është gjithashtu i njohur si pilula vetëm me progestogjen ose POP.
Shkencëtarët gjetën se pilulat e kombinuara gjithashtu paksa rritin rrezikun e një gruaje për kancerin e gjirit.
Ndërkaq, përsa i përket mini-pilulës, është më e vështirë për shkencëtarët që të hetohet ndonjë gjë për këtë, për shkak të numrit të vogël të grave që përdorin një pilulë të tillë.
Megjithatë, bazuar në një numër të vogël studimesh, duket se mini-pilula ndikon në ngritjen e rrezikut të kancerit të gjirit njësoj si pilula e kombinuar./Gazeta Shneta/