Jo të gjitha organet janë të krijuar të barabarta. Pjesët tona të trupit nuk janë thjeshtë forma dhe madhësi të ndryshme por disa prej tyre janë gjithashtu shumë më të domosdoshme se të tjerat.
Njerëzit e verbër mund të jetojnë pa sy, shumë njerëz i heqin bajamet dhe të tjerët mund të mbijetojnë pa një ose dy brinjë, transmeton Gazeta Shneta.
Një mushkëri
Ekspertët thonë se të jetosh me vetëm një mushkëri, ose ndoshta një mushkëri e gjysmë nuk është aq e ndryshme sa të kesh të dyja. Mushkëria e mbetur zgjerohet për të kompensuar pjesën tjetër që mungon
Një veshkë
Është plotësisht e mundur të jetojmë vetëm me një nga dy veshkat tona, organet që filtrojnë mbeturinat nga gjaku. Shumica e njerëzve jetojnë normal dhe kanë jetë të shëndetshme vetëm me një veshkë.
Stomaku dhe zorrët
Sipas Live Science, i gjithë stomaku mund të hiqet dhe ezofangu lidhet me zorrën e vogël. Pas një periudhe rikuperimi, pacienti duhet të hajë ushqime më të vogla dhe të marrë shtesa nëse nuk po përthith mjaftueshëm vitamina. Shpesh ka rezultate të ngjashme në heqjen e zorrëve.
Zorra e trashë
Kur zorra e trashë largohet atëherë pacienti mund të ketë nevojë për një qese të jashtme. Shumica e njerëzve që hjekin zorrën e trashë duhet të ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit dhe të veshjes.
Organet gjenitale
Siç duket, penisi dhe vagina nuk janë aq të nevojshme. Për shembull, për të trajtuar kancerin burrat duhet të heqin testikujt e tyre ose gratë mitrën e tyre. Dhe ka disa gra që lindin pa pjesë të caktuara të sistemit të tyre riprodhues, duke përfshirë edhe pjesë të vaginave të tyre. /GazetaShneta/