Dita e djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ka sjellë numrin më të madh të lindjeve gjatë këtij viti.
Në raportin e klinikës janë regjistruar gjithsej 55 foshnje të lindura në 24 orët e fundit, ka treguar mamia Vlora Berisha-Gashi, raporton Gazeta Shneta.
E mërkura ka qenë e jashtëzakonshme për faktin se një nënë ka sjellë në jetë fëmijë trinjakë – dy vajza dhe një djalë, ndërsa një tjetër ka lindur binjakë – dy vajza.
Nga numri i përgjithshëm, 26 nëna kanë sjellë në jetë djem dhe 29 kanë lindur vajza.
Me operacion cezarian lindjen e kanë kryer 21 gra.
Lindjes së fëmijës për herë të parë i janë gëzuar 19 nëna.
Mamia Berisha-Gashi ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e foshnjave dhe nënave është e mirë. /Gazeta Shneta/