Një lajm i jashtëzakonshme ka ardhur sot nga Gjinekologjia në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Dy nëna kanë sjellë në jetë 5 fëmijë, njëra binjakë dhe tjetra trinjakë, shkruan Gazeta Shneta.
Gjendja shëndetësore është e mirë për momentin, bëhet e ditur nga mamitë në Gjinekologji.
Në raportin e 24-orëshit të fundit janë evidentuar gjithsej 31 bebe të lindura nga 28 nëna.
Sipas raportit, 6 nëna kanë kryer lindjen me operacion cezarian.
Ndërsa nëntë gra janë bërë nëna për herë të parë. /Gazeta Shneta/