E gjithë Emergjenca e QKUK-së u ngritën në këmbë kur Hashim Thaçit i mbeti mishi në fyt

2018-03-24 në ora 18:20

I tërë spitali u alarmua për t’i ardhur në ndihmë Hashim Thaçit, një pacienti i cili kishte emër e mbiemër të njëjtë me presidentin aktual të Kosovës.

Ata besonin se ishte një shaka derisa i riu nga Prishtina, u tregoi dokumentet identifikuese të cilat dëshmonin të vërtetën, shkruan Infokusi.

Sipas Thaçit, rasti më interesant ka qenë ai i panikut të shkaktuar në QKUK kohë më parë kur kishte probleme shëndetësore.

“Rasti më interesant ka ndodhur para një kohe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kisha një komplikim shëndetësor dhe në momentin kur një familjari i imi është futur brenda dhe ka kërkuar ndihmë për Hashim Thaçin kanë ardhur mjekë dhe motra medicionale. U shkaktua panik e fjala e vetme që dëgjohej në korridore ishte “Hashim Thaçit i ka metë mishi në fyt”. Por kur erdhën në dhomë dhe më panë mua u dëshpëruan pak që nuk isha Presidenti. Mendonin se ishte shkaka derisa panë dokumentet e mia se emri dhe mbiemri im është identik me atë të Presidentit të Kosovës”, thotë Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *