Një natë e kaluar në një koncert me miqtë do të ishte ide e mirë për t’u argëtuar pak, përpara se jeta juaj të ndryshojë përgjithmonë dhe mundësitë e argëtimit të kufizohen për shkak të detyrimeve me fëmijën.
Por a e dëmton muzika e lartë bebin në barkun tuaj?
Në përgjithësi jo, megjithatë duhet të merrni disa masa paraprake.
Bebet fillojnë të dëgjojnë zhurma të lehta rreth javës së 16, ndërsa në javën e 24 shqisa e dëgjimit është e zhvilluar shumë mirë, saqë ai mund të reagojë në përgjigje të zërave dhe zhurmave të jashtme.
Tingujt brenda mitrës suaj, natyrisht, nuk vijnë aq të zhurmshme, për shkak të pengesës fizike të lëngjeve amniotike të trupit tuaj. Pra, edhe tingujt që janë me zë të lartë për ju, nuk do të jenë të tillë për fëmijën tuaj.
Sigurisht, kjo është e vërtetë vetëm për sa kohë që tingujt nuk janë të tepruara dhe nuk zgjasin shumë. Ajo që i shqetëson ekspertët është ekspozimi i zgjatur dhe i përsëritur ndaj zhurmave shumë të larta si për shembull, qëndrimi 8 orë në ditë në një vend pune industrial. Ata këshillojnë që gratë shtatzëna të shmangin ekspozimin rutinë ndaj zhurmës më të fortë se 115 decibel (mendoni për zhurmën që bën sharra elektrike me zinxhir).
Studimet tregojnë se ekspozimi i rregullt ndaj këtij niveli zhurmash rrit shanset që fëmija të vuajë nga humbja e dëgjimit ose mund të shkaktojë lindje të parakohshme.
Megjithatë, nuk është një ide e keqe të frekuentoni herë pas herë ambiente me muzikë gjatë shtatzanisë. Vetëm pozicionohuni në anën e pasme të sallës së koncerteve, larg nga skena dhe bokset. Në këtë mënyrë edhe do të shijoni muzikën, por edhe fëmija juaj do të jetë i mbrojtur. /Gazeta Shneta/