E dashura shtatzënë, a do vendos për Testin Nifty apo amniocentezë?

2019-05-14 në ora 13:29

Ndoshta rezultatet e matjes së translucencës nuhale janë më të këqija se të zakonshmet, ndoshta i përket grupit të shtatzënave të rrezikuara, a dëshiron të jesh plotësisht e sigurt për shëndetin e foshnjës tuaj…

Në të vërtetë arsyeja nuk është edhe aq e rëndësishme sa është e rëndësishme për çfarë testi prenatal do të vendosësh. Sigurisht je në dilemë sepse kohëve të fundit ke marr aq shumë informata, sa që as vetë nuk je e sigurt se cilin nga testet për ty dhe vogëlushin tënd janë më të mirë. Së pari me informata të ka bombarduar gjinekologu yt, më pas interneti e më pas mikeshat…

Lexo më tutje, me siguri do ta lehtësojmë vendimin.

Amniocenteza

Amniocenteza është metodë e “vjetër” e diagnostifikimit të shëndetit kromozomal të fëmijëve tanë, i pranishëm nga viti 1981. Është veprim invaziv, ku më gjilpërë shpohet muri i barkut të nënës deri te uji i frytit. Në ujin e frytit gjenden qelizat e frytit, të qëruara nga lëkura, kështu që fitohet materiali gjenetik dhe në bazë të tij konstatohet nëse foshnja ka anomali kromozomale.

Ky veprim i kërkuar në vete sjell rrezik; mund të ndodh, që amniocenteza të shkakton abortin, lindjen e parakohshme, infeksionet, gjakderdhje në shtatzëni dhe gjëra tjera të pakëndshme.

Amniocenteza kryhet nga java e 15 deri më 20 të shtatzënisë (optimale 16-18 javë), rezultatet janë të gatshme në afat prej 2-3 javë. Një nga mangësitë e mëdha janë pikërisht se shtatzënat që e bëjnë, kalojnë një kohë të gjatë derisa të arrijë rezultati.

Amniocenteza është 100% e sigurtë.

Testi Nifty

Testi Nifty është i njohur prej vitesh në botë si testi i konstatimit të shëndetit të frytit.

Për dallim nga amniocenteza është joinvaziv, dhe si metodë plotësisht e sigurtë. Shtatzënës, sikur edhe tek rastet e zakonshme laboratorike, i merret gjaku nga vena e dorës (në gjakun e shtatzënës gjendet ADN-ja e foshnjës), kështu që me ndihmën e teknologjisë më moderne me analizën e mostrës së gjakut përcaktohet nëse ka parregullsi kromozomale tek fryti. Testi Nifty, për shkak veprimeve të thjeshta, nuk paraqet kurrfarë rreziku as për nënën ashtu edhe për foshnjën, për dallim nga amniocenteza. Rezultatet e testit Nifty janë të gatshme për 6-8 ditë. Testi Nifty është mbi 99% i besueshëm, për këtë mund të jeni të sigurtë në rezultate.

Përparësia e madhe e testit Nifty është fakti se mund ta bëni qysh nga java e 10 e shtatzënisë, kështu që rezultatin mesatarisht mund ta merrni dy muaj më herët sesa me amniocentezë!

Në rast se ky dyshim është prezent, shumica e shtatzënave sot vendosin për testin joinvaziv Nifty. Testi është i sigurt, rezultatet janë të gatshme në afat të shkurtër. Bëhet fjalë për shëndetin e foshnjës tuaj, dhe kjo është më e rëndësishmja, apo jo?

Për më shumë për Teston NIFTY dhe komplikimet e shtatzënisë Klikoni KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *