Ana Brnabic dhe partnerja e saj Milica Djurdic, me të cilën është në lidhje qe 8 vjet, së shpejti do të bëhen prindër, transmeton Gazeta Metro.
Siç mëson revista serbe ‘Gloria’ Milica Djurdic i është nështruar fekondimit artificial, dhe për këtë arsye, kohëve të fundit nuk ka bërë paraqitje publike.
Madje, Qendra Klinike për Radiologji dhe Rezonancë Magnetike në Serbi, në të cilin Durdic punon, i ka thënë këtij portal se ajo ka shkuar tashmë në pushimin e shtatëzanisë.
Sidoqoftë, ende nuk dihet se çfarë gjinie është foshnja.
Kryeministrja serbe dhe Milica janë në mardhënie serioze, madje dyshja kanë bashkëjetuar edhe para se Brnabic të zgjedhej kryeministre e Serbisë.