Archie është fëmija më i përfolur së fundmi. Meghan dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë në 6 maj dhe bota nuk ka rreshtur së foluri për të.
Associated Press ka bërë një studim të çuditshmë për të treguar se si do të duket bebi më i famshmë kur të rritet. Duke studiuar rrënjët dhe tiparet që kanë trashëguar Harry dhe Meghan nga prindërit e tyre, studiuesit kanë arritur të krijojnë pamjen e Archie-t.
Duke studiuar rrënjët dhe tiparet që kanë trashëguar Harry dhe Meghan nga prindërit e tyre, studiuesit kanë arritur të krijojnë pamjen e Archie-t.
I ati i Meghan ka origjinë britanike, gjermane dhe irlandeze, ndërsa e ëma është afrikano-amerikane. Dukesha ka trashëguar flokët e errët me onde nga e ëma, tipare shumë të forta. Princi Harry ka gjak mbretëror dhe origjinë britanike, flokë të kuq që edhe ky është një tipar dominues.
Bebushi ka 50% shanse për të pasur flokët e kuq të të atit, por kjo gjë mund të ndryshojë, pasi edhe tiparet e Meghan-it janë shumë të forta.
Tani mbetet të presim kur çifti të zbulojë fytyrën e vërtetë të djalit të tyre.