Modelja e bukur nga Shqipëria, Valbona Selimllari tani e disa vite është bërë nënë, dhe ka plot tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.
Derisa, djali i madh tanimë ka mbushur 13 vjeç, tjetri ka 10 vjeç ndërsa vajza e vogël do mbushë 5 vjeç në korrik të këtij viti.
Selimllari në një intervistë me Rudina Dembacaj në emisionin e saj ‘Mos i fol shoferit’ ka zbuluar disa detaje për marrëdhëniet e saj që ka me tre fëmijët.
Ajo tha se fëmijët janë bekimi më i madh që mund të ketë një femër dhe është e pamundur që të shpjegojmë me fjalë ndjesinë e bukur që është të kesh fëmijë. Valbona e quanë nënërinë si shkollë në vete, dhe sipas saj është shkolla më e vështirë në jetë.
E pyetur nga Rudina se çfarë nëne është Valbona tha se është e rreptë, por gjithashtu ka dëshirë që të flasë me fëmijët dhe ndonjëherë që t’i merrë disa vendime që ndoshta nuk i pëlqejnë./GAzeta Shneta/