E amputon këmbën vetëm për t’u bërë nënë

2017-03-06 në ora 16:30

Rebeka Lewis, 39-vjeçare, ka rrëfyer se si iu deshtë të amputonte këmbën për t’u bërë nënë.

Lewis ishte duke vuajtur nga një sëmundje të lidhur me muskujt e këmbëve t saj që e detyronte të pinte 70 tableta në ditë, shkruan Mirror, transmeton Gazeta Shneta.

Kjo gjendje problematike neuromuskulore e detyroi atë të ecte me pjesën e jashtme të shputës së saj. E, kjo gjendje nuk e lejonte atë as të adoptonte fëmijë.

Konsumimi i barnave ia bënte të pamundur mendimin për të mbetur shtatzënë andaj ajo bëri zgjidhjen e guximshme.

Lewis vendosi ta amputojë këmbën e saj të djathtë në mënyrë që të mbetet shtatzënë dhe ta ketë fëmijën e saj.

“Nuk gjeja asnjë zgjidhje për fëmijë dhe kjo ishte dëshpëruese për mua. Por, amputimi do të thotë se më në fund unë mund të jem në gjendje të jem nënë”, u shpreh Lewis. /Gazeta Shneta/