Dy vdekje të dyshimta në Spitalin e Prizrenit, Policia jep detaje

2020-02-14 në ora 10:09

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjeve të dyshimta në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.

Policia ka njoftuar për rastin e vdekjes së një mashkulli i cili thuhet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe të panjohura, transmeton Gazeta Shneta.

“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia.

Edhe rasti tjetër ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit. “Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima  femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit  për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore  për Obduksion”. /Gazeta Shneta/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *