Gratë të cilat po ushqejnë me gji, duhet t’i kenë parasysh disa ushqime të cilat i ndihmojnë me procesin.
Sipas ekspertëve amerikanë, vezët dhe kikirikët janë ushqimet që më së shpeshti duhet konsumuar, meqenëse ndikojnë në mbrojtjen e fëmijë nga alergjia, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi i publikuar nga ‘Journal of Experimental Medicine’, zbuloi se këta antitrupa kanë mbrojtur bebet minj nga alergjitë në ushqime.
Dr. James Baker nga organizata për edukim dhe hulumtim të alergjive në ushqime, thotë se ky studim sugjeron që nënat gjatë shtatzënisë ose gjidhënies janë të lira të hanë ushqime të ndryshme por të shëndetshme.
“Këto ushqime nuk do të shkaktojnë zhvillimin e alergjive tek fëmijët, por përkundrazi do të mbrojnë ata nga alergjitë”, ka deklaruar Dr. Baker. /Gazeta Shneta/