Policia e Kosovës ka dhënë detaje për dy aksidentet që ndodhën dje në këtë vend të Drenasit.
Dy aksidentet ky vdiqën tre persona e u lënduan disa, ndodhën thuajse në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin vend, në Komaran rreth orës 20:00, transmeton lajmi.net.
“Drejtuesi i veturës, mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke drejtuar veturën ka shkaktuar vet aksident trafiku. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi dhe pasagjeri mashkull K/Shqiptar kanë humbur jetën. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, trupat e tyre me vendim të prokurorit, janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia për rastin e parë që ndodhi fiks në ora 20:00.