Dy moderatoret kosovare, Elita Rudi dhe Kaltrina Mikushnica, janë parë në një ndalje të tyre jashtë, teksa po shijojnë fundin e tyre të shtatzënisë.
Në një fotografi të postuar nga Elita në rrjetet sociale, dy moderatoret e bukura shihen shumë të fryra, çka na tregon se vetëm dita-ditës iu është afruar atyre lindja.
Kaltrina, më trupmadhe, duket shumë e fryrë, teksa Elita është jashtëzakonisht e rrumbullakët. Elita po e shijon shtatzëninë e saj të parë, ndërsa Kaltrina të dytën.
Elita po pret fëmijën nga lidhja me këngëtarin pejan me nofkën Gjiko, teksa Kaltrina nga martesa me mjekun pediatër, Besart Merovci.
Të dyja janë pjesë e T7.