“Dy muaj pas abortit, mjekët kuptuan se kishin lënë fetusin brenda meje”

2018-11-05 në ora 16:12

Hollie Ismaili nuk e ndjente vetën mirë pas operacionit për abortim. Dy muaj më vonë, ajo e kuptoi arsyen përse.

Ismaili po frikësohej që nga fillimi për shtatzëninë e saj të parë. Vëllai i saj vdiq kur ishte vetëm tre vjeç, për shkak të një sëmundjeje gjenetike të rrallë, gjë që bëri të mbjell frikë tek nëna, duke e bërë të mendojë se do ta përcjellë fati i njëjtë edhe beben e saj. Por, përpara se ta kishte shansin që ta vërtetonte një gjë të tillë, ajo pësoi abort, transmeton Gazeta Shneta, shkruan Kidspot.

Gruaja 36-vjeçare, pas tre javësh pati një procedurë standarde të quajtur D&C për të larguar fetusin e vdekur nga mitra.

Hollie e ngjasonte dhimbjen që po ndiente më pas me atë të menstruacioneve, e përcjellë me disa gjakderdhje deri sa të shërohej plaga.

Megjithëse gjakderdhja për një javë mund të jetë normale, Ismaili-t i zgjati për dy muaj rresht.

Pasi që u kthye në spital, një specialist kuptoi se kishin lënë fetusin brenda tij.

Rasti është denoncuar në institucionet e sigurisë dhe autoritetet lokale kanë bërë të ditur se do të zhvillohet edhe një seancë gjyqësore për këtë./Gazeta Shneta/

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *