Personeli i repartit të Patologjisë së barrës në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ia kanë uruar ditëlindjen shefit me dy ëmbëlsira.
Dr. Naser Rafuna, shef i këtij reparti në KOGJ, ka festuar sot ditëlindjen. Koleget dhe kolegët e tij janë kujdesur që Rafuna ta ketë këtë ditë sa më të ëmbël.
Ata i kanë blerë dy ëmbëlsira. Në njërën i kanë uruar që ai t’i mbush 100 vjeç, por në tjetrën kanë një kërkesë për të.
“A ma jep 1 ditë të lirë?”, kanë shkruar në njërën tortë. Mbetet të shihet nëse shefi do t’ua plotësojë këtë kërkesë. /Gazeta Shneta/