Nënat e reja janë paralajmëruar që ushqyerja e foshnjave me gji mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve.
Në sytë e ekspertes australiane të ushqyerjes me gji, Pinky Mckay, është një informacion i kontestuar që disa mjekë shëndetësor u japin grave – dhe disa madje iu thonë që të pastrojnë dhëmbët e tyre, sapo ta kenë kryer gji dhënien, transmeton Gazeta Shneta.
Por ekspertja ka hedhur poshtë këshillat e tilla, duke thënë se ushqyerja me gji nuk shkakton kavitete, e as nuk ka nevojë që t’i pastrohen dhëmbët foshnjave pas gji dhënies.
“Mjerisht, dëgjoj tërë kohën për nënat që mendojnë se duhet të heqin dorë nga ushqimi me gji pasi nuk duan ta dëmtojnë fëmijën. Është shumë shqetësuese që disa mjekë citojnë studime të vjetra dhe nuk ndjekin hapin e mjekësisë”, theksoi ajo The Courier Mail./Gazeta Shneta/