Shumë nëna të reja përballen me sfida sa i përket asaj se a duhet ti japin ujë fëmijëve para se të mbushin 6 muaj apo jo.
Për këtë ekzistojnë mendime të ndryshme mirëpo, përgjithësisht, nëse bebja është duke u ushqyer me qumësht gjiri, nuk është e nevojshme ti jepni ujë deri sa të mbush 6 muaj, transmeton Indeksonline.
Pse pas 6 muajve duhet i japim ujë?
Pas 6 muajsh, bebet fillojnë të hanë ushqime të ndryshme prandaj duhet ti japim edhe ujë.
Por, ekzistojnë përjashtime. Nëse fëmija fillon të ushqehet, ju mund ti jepni ujë pas vaktit të ushqimet edhe pa mbushur 6 muaj.