Një prej problematikave më të mëdha që kanë të bëjnë me kohën e lindjes është edhe kujdesi për zonën pubike të gruas.
Derisa, rruajtja e qimeve në këtë zonë nënkupton pastëri dhe largim të infeksioneve të ndryshme vaginale, kjo gjë shihet me një sy kritik nga ofruesit shëndetësor.
Kështu, Dr. Cate Bell, një mami që praktikon hipnotizimin gjatë lindjes tregon rreth kësaj problematike, transmeton Gazeta Shneta.
Ajo këshillon që zonën tuaj intime nuk duhet ta rruani apo t’i hiqni qimet në ndonjë mënyrë tjetër.
Arsye për këtë sipas saj është rritja e rrezikut të infektimit të mundshëm tek bebja.
E, derisa kjo konsiderohet edhe më e rrezikshme nëse do të lindni me operacion cezarian./Gazeta Shneta/