Nuk është e nevojshme të urinoni pas seksit po është shumë e dobishme. Urinimi pas seksit mund të ndihmojë në parandalimin e infeksioneve të traktit urinar (UTIs). UTI ndodhë kur bakteret hyjnë në traktin urinar, zakonisht përmes uretrës suaj dhe udhëtojnë në fshikëzën tuaj. Nëse keni vaginë, uretra juaj – hapja ku lëshohet urina – është afër hapjes vaginale.
Nëse keni penis, uretra juaj liron si urinë ashtu edhe spermë – edhe pse jo në të njëjtën kohë. Urinimi pas seksit mund të ndihmojë vaginën tuaj të qëndrojë larg nga bakteriet.
Urinimi pas seksit nuk është një ide e keqe gjithashtu. Nëse ju prekeni shpesh nga bakteret, atëherë urinimi pas seksit është ilaqi më i mirë. Në mënyrë ideale, ju duhet të urinoni brenda 30 minutave pas seksit për parandalimin e UTI-së sa më shpejt.
Nëse nuk keni nevojë të urinoni, por e dini se duhet, ju mund të provoni këto gjëra:
Pini më shumë ujë – sa më shumë që pini ujë aq më shumë keni gjasa për të ndjerë dëshirën të urinoni.
Provoni të dëgjoni ujë duke dalë nga tubi – shikimi ose dëgjimi i ujit duke rrjedhur ndihmon në nxitjen e urinimit.
Uluni në tualet për disa minuta – marrja e disa minutave shtesë për vetën mund të inkurarjojë fshikëzën tuaj të relaksohet dhe të lirojë përmbajtjen e saj./GazetaShneta/